Plagoset një 24 vjeçar në Prishtinë

L.Rr i lindur në vitin 1994 ka mbetur i plagosur sot në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë, raporton Gazeta Express. I njejti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor përderisa gjuajtja ka ndodhur me armë zjarri.
Lajmin për Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës. Ajo tha se policia po merret me rastin përderisa nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar.
“Rreth ores 15:30 kemi pranuar informacionin per gjuajtje me arme ne rrugen Lidhja e Prizrenit ne Prishtine. Njesitet policore menjehere kane dale ne vend ngjarje ku kane konstatuar se behet fjale per plagosje me arme zjarri. I plagosur eshte L.Rr 1994 i njejti eshte derguar per trajtim mjekesor ne QKUK ndekohe qe njesitet policore po meren me rastin”, tha Ahmeti për Express.
Motivet që çuan der te ky incident ende nuk dihen.