Ndryshon ligji për shtetësi, Cani: Shtetësia gjermane s’mund të merret më para 5 vitesh!

Me Ligjin e ri për marrje të shtetësisë, nuk do të mund të merret shtetësia gjermane me procedurë të përshpejtuar, siç ka qenë me ligjin e mëparshëm prej vetëm tre vitesh. Ky rregull nuk vlen më dhe se shtetësia gjermane nuk do të mund të merret më para pesë vitesh. Kështu ka bërë të ditur  Bahri Cani.

“ Nga tani është vendosur që të hiqet ky rregull dhe që dikush mund të marrë shtetësinë gjermane për vetëm tri vite. Pra është  fjala për personat e integruar mirë. Ky rregull më nuk vlen, që do të thotë që shtetësia gjermane nuk mund të merret më para 5 vitesh. Gjërat e tjera nuk ndryshojnë që do të thotë që për shtetësinë gjermane mund të aplikohet pas pesë vitesh nëse  i plotësoni kushtet”, ka thënë Cani.

Cani po ashtu ka bërë të ditur se me ligjin e ri, nuk hiqet as dy shtetësia  gjë që është shumë me rëndësi, pasi që në të ardhmen persanat në Gjermani mund të mbajnë pasoportën e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë apo të ndonjë vendi tjetër dhe të kërkojnë dhe shtetësinë gjermane.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë