Aksident i rëndë trafiku në mes të tri veturave sapo ndodhi në rrugën Drenas–Komoran (Video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Drenas–Komoran, ku janë përfshirë tri automjete, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas informacioneve të para, përplasja ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Policia e Kosovës dhe ekipet emergjente kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Si pasojë e përplasjes, trafiku në këtë segment është bllokuar për disa minuta dhe po zhvillohet me vështirësi./DrenicaOnline/