Drenicasi i raportuar i zhdukur, gjendet i vdekur në Prishtinë

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka konfirmuar se pas kërkimeve intensive është gjetur pa shenja jete personi Jashar Jashari, i cili ishte raportuar i zhdukur në lagjen Velania të Prishtinës.

Trupi i pajetë i të ndjerit është lokalizuar nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe të Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH), në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera relevante.

Shoqata ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Jashari, duke falënderuar të gjitha ekipet e angazhuara për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë gjithë operacionit të kërkimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë