Asamblisti i ri Selman Qallapeku, zëri i qytetarëve të Drenasit

Me 488 vota besimi, Selman Qallapeku është zgjedhur asambleist i Kuvendit Komunal të Drenasit nga Iniciativa Qytetare “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, transmeton portali DrenicaOnline.

Votat që mori janë dëshmi e qartë e respektit dhe besimit të qytetarëve, të cilët e njohin për ndershmërinë, korrektësinë dhe përkushtimin ndaj komunitetit.

Selman Qallapeku hyn në Asamble me vizion të qartë për të qenë zëri i njerëzve të thjeshtë, zëri i punës dhe zhvillimit të Drenasit.

Një tjetër fitore e merituar për ekipin “Për Drenasin Kampion”!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë