Drenasi i dha besimin/ Naim Gjeli bëhet pjesë e Asamblesë Komunale me 581 vota

Naim Gjeli është zgjedhur asambleist i Kuvendit Komunal të Drenasit nga Iniciativa Qytetare “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, transmeton portali DrenicaOnline.

Me 581 vota besimi, ai renditet në mesin e më të votuarve, duke fituar përkrahjen e madhe të qytetarëve që e njohin për përkushtimin, sinqeritetin dhe afërsinë me njerëzit.

Votat që mori janë dëshmi e qartë e respektit dhe besimit që Drenasi ka ndaj tij.

Në Asamble, Naim Gjeli pritet të jetë zëri i qytetarëve, i punës, i ndershmërisë dhe i zhvillimit të komunës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë