Tringa Bujupi, femra më e votuar e PDK-së në Drenas

Kandidatja për Asamble Komunale të Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Tringa Bujupi, është renditur si femra më e votuar në listën e partisë, transmeton portali DrenicaOnline.
Vajza nga Arllati do të jetë asamblistja më e re e PDK-së në Drenas, duke treguar se gjeneratat e reja po marrin gjithnjë e më shumë besimin e qytetarëve.
Sipas rezultateve të deritanishme, Tringa Bujupi ka siguruar 344 vota, ndërsa kujtojmë se ende nuk janë numëruar votat me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta, që mund ta rrisin edhe më tej këtë rezultat.
Ky sukses i Tringës vjen si dëshmi e përkushtimit, energjisë rinore dhe besimit që qytetarët e Drenasit kanë ndaj përfaqësueseve të reja në politikë./DrenicaOnline/