“Kur miushi e këshillon Luanin”/ Nasim Haradinaj mbron Ramiz Lladrovcin pas deklaratës së Petrit Hajdarit si ai nuk është PDK

Pas deklaratës së Petrit Hajdarit, i cili tha se Ramiz Lladrovci “nuk është PDK”, ka ardhur një reagim nga ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, në mbrojtje të kryetarit të Drenasit.
Përmes një reagimi të shkurtër në rrjete sociale, Haradinaj ka shkruar:
“Edhe ky në takatin e vet, çka ti bëjshë i shkreti, kështu është….!
Kurë miushi e këshillon Luanin…..!
Fali Zot!
Se nukë dinë….!!!”
Ky reagim është interpretuar si një përgjigje ironike ndaj deklaratës së Hajdarit, duke nënkuptuar se Lladrovci mbetet figura dominuese dhe me ndikim të padiskutueshëm në Drenas dhe brenda strukturave të PDK-së.