Xhon Gubetini i PDK-së kandidati më i votuar në Vushtrri nga të gjitha subjektet politike – pas bartësve të listave

Sipas rezultateve të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me të dhënat e futura nga qendra komunale e numërimit në Vushtrri, kur janë numëruar 68 për qind e vendvotimeve, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhon Gubetini (me numër 28 në listë), është renditur si kandidati më i votuar nga të gjitha subjektet politike në garën për asamblenë komunale, përjashtuar bartësit e listave.

Gubetini deri tani ka arritur të grumbullojë 711 vota, duke lënë pas shumë emra të njohur nga të gjitha partitë, përfshirë edhe disa figura të vjetra të politikës komunale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë