Një qytetar e hoqi fotografinë e Memli Krasniqit, ndërhyn Lladrovci: Ktheje në vend, mos prekni kurrgjë!

Kryetari i Iniciativës “Për Drenasin Kampion”, Ramiz Lladrovci, pas fitores pa balotazh në zgjedhjet e 12 tetorit edhe për një mandat të kryetarit të Drenasit, u rikthye sonte në zyrën e vjetër, ku më parë
ka qenë selia e Degës së PDK-së në këtë qytet, raporton Ekonomia Online.
Por, një qytetar e hoqi fotografinë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit.
Reagoi Lladrovci dhe menjëherë kërkoi që ta vendos sërish fotografinë aty ku ishte.
“Ktheje në vend! Mos prekni kurrgjë!”, u shpreh i prerë, Lladrovci.