“Bashkimi Demokratik” uron Ramiz Lladrovcin për fitoren në Drenas

Partia “Bashkimi Demokratik”, përmes një mesazhi urimi të nënshkruar nga kryetari i saj, Prof. dr. Ajvaz Berisha, ka uruar kryetarin Ramiz Lladrovci për fitoren në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 në komunën e Drenasit.
Në urimin e tij, Berisha thekson se BD kishte prezantuar një program modern e liberal për Drenasin, ndërsa pavarësisht sfidave dhe rezultateve të papritura për partinë, respektohet zgjedhja demokratike e qytetarëve që i kanë besuar një mandat të ri Lladrovcit.
“Zgjedhja juaj na e rikujton të gjithëve se një udhëheqës pasqyron vullnetin dhe shpirtin e popullit që e zgjedhë,” thuhet në mesazh.
Berisha shton se Bashkimi Demokratik mbetet i përkushtuar për angazhim konstruktiv dhe bashkëpunim institucional, duke kërkuar nga kryetari i rizgjedhur që të qeverisë me transparencë, drejtësi, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj qytetarëve, në të mirë të përbashkët të komunës së Drenasit.