Sekretarja Vlora ‘qele gur gojën’ për humbjen e madhe të PDK-së në Drenas

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ishte tejet aktive gjatë fushatës në Drenas për të mbështetur kandidatin për kryetar komune, Petrit Hajdarin, ende nuk është deklaruar për debaklin që e pësoi subjekti i saj në bastion.

Deri më tani, askush nga kryesia e partisë nuk ka dalë me qëndrim publik për humbjen e madhe në Drenas, transmeton portali DrenicaOnline.

Heshtja ka përfshirë edhe kryetarin e partisë, Memli Krasniqin, i cili gjatë fushatës ishte i bindur se kandidati i tyre do të fitonte pa balotazh.

Asnjë reagim nuk ka ardhur as nga deputeti Abelard Tahiri, i cili theu rekord për qëndrimin e tij të gjatë në Drenas gjatë fushatës elektorale./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë