Komuna e Drenasit ndan 200 bursa për studentët e nivelit “Bachelor”

Komuna e Drenasit ka shpallur konkursin për ndarjen e 200 bursave komunale për studentët e rregullt të nivelit Bachelor për vitin akademik 2025/2026.

Sipas njoftimit nga Drejtoria për Arsim, bursat në vlerë prej 500 euro secila do të ndahen për studentët nga Komuna e Drenasit që studiojnë në universitetet publike të Kosovës, në të gjitha drejtimet e studimit. Numri i bursave mund të shtohet, në varësi të buxhetit komunal dhe donatorëve.

Kush mund të aplikojë:
Studentët që janë banorë të Komunës së Drenasit;
Studentët e rregullt në universitetet publike të Kosovës (nga viti I deri në vitin VI);
Studentët që nuk kanë përsëritur vitin akademik.

Përzgjedhja e përfituesve do të bëhet në bazë të pikëve, ku do të merren parasysh nota mesatare dhe kategori të veçanta si: statusi social, gjendja ekonomike, drejtimet deficitare, si dhe kriteret familjare apo shëndetësore.

Afati i aplikimit është nga 14 tetor deri më 28 tetor 2025, në objektin e Komunës së Drenasit, Rr. “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” Nr. 2, kati i parë, në Zyrën me Shërbime për Qytetarë (sportelet 10, 11 dhe 12), çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00.

Formulari i aplikimit mund të merret në Drejtori të Arsimit ose të shkarkohet online në faqen zyrtare të komunës:

Për më shumë rreth bursës, klikoni këtu. https://gllogoc.rks-gov.net/…/Konkursi-per-bursa…

Formulari i aplikimit mund të merret në 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐀𝐫𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 ose të shkarkohet në faqen zyrtare të komunës. (https://gllogoc.rks-gov.net/…/Formular_i_Aplikimit_per…)

Përfituesit do të njoftohen pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë