Driton Ajazi i uron fitoren Ramiz Lladrovcit: Sovrani foli, ne e pranojmë me dinjitet

Driton Ajazi, bartës i listës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, duke uruar kryetarin Ramiz Lladrovci për fitoren, transmeton portali DrenicaOnline.

Në reagimin e tij, Ajazi ka theksuar se procesi zgjedhor ishte një shprehje e vullnetit të qytetarëve dhe se rezultati, pavarësisht pritjeve, pranohet me dinjitet e respekt.

“Në cilësinë e bartësit të listës së ekipit të Partisë Demokratike të Kosovës, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për çdo qytetar, aktivist dhe strukturë të PDK-së që na mbështeti dhe rrugëtoi përkrah nesh gjatë këtij procesi zgjedhor. Edhe pse rezultati nuk ishte ai që e kemi pritur, ne e pranojmë me dinjitet dhe respekt vendimin e qytetarëve tanë, sepse kjo është vetë esenca e demokracisë”, ka deklaruar Ajazi.

Ai ka uruar z. Ramiz Lladrovci për fitoren, duke shpresuar që mandati i ri të jetë në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të komunës së Drenasit.

Në fund, Ajazi ka shtuar se PDK në Drenas do të vazhdojë të mbetet një zë i përgjegjshëm dhe konstruktiv për të mirën e qytetarëve dhe të ardhmen e komunës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë