Agim Aliu e uron Ramiz Lladrovcin për fitoren: Ai është aset i PDK-së

Kryetari i sapozgjedhur i Ferizajt, Agim Aliu, ka folur pas fitores së tij në zgjedhjet lokale, ku për herë të tretë me radhë ka marrë besimin e qytetarëve për të udhëhequr komunën.
Aliu është shprehur mirënjohës për përkrahjen që ka marrë nga ferizajasit, duke thënë se besimi i tyre është përgjegjësi e madhe që e obligon për edhe katër vite pune e përkushtim.
Ndër të tjera, Agim Aliu ka uruar edhe Ramiz Lladrovcit në Drenas, të cilit i ka uruar fitoren.
“Ja uroj fitoren dhe i dëshiroj shumë suksese…”, tha Aliu në një intervistë për emisionin Kosova Live në T7.