Deri në orën 13:00, pjesëmarrja në votime në Drenas arrin 17.64%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit për pjesëmarrjen e qytetarëve në komunën e Drenasit (Gllogoc) deri në orën 13:00.

Sipas të dhënave zyrtare, nga 57,342 votues të regjistruar, deri tani kanë votuar 10,117 qytetarë, që përbën 17.64% të pjesëmarrjes, transmeton portali DrenicaOnline.

Nga gjithsej 73 vendvotime, janë procesuar 71, ose 97.26% e tyre.

Procesi zgjedhor në Drenas po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe demokratike, ndërsa pjesëmarrja deri në mesditë tregon interesim të lartë të qytetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.

KQZ do të publikojë përditësimin e radhës rreth orës 15:00./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë