Ismet Kryeziu: Drenasi po demonstron një demokraci të gjallë me pjesëmarrje masive dhe proces të rregullt votimi

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka vlerësuar lartë zhvillimin e procesit zgjedhor në komunën e Drenasit.

Ai ka theksuar se Drenasi sot po dëshmon kulturë demokratike dhe pjesëmarrje të lartë të qytetarëve në votime:

“Drenasi sot po demonstron një demokraci të gjallë, me pjesëmarrje masive të qytetarëve dhe një proces votimi të qetë e të rregullt”.

Kryeziu ka shtuar se prania e lartë e votuesve në qendra të ndryshme tregon besim të qytetarëve në procesin demokratik dhe në institucionet që e garantojnë atë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë