Deri në orën 11:00, pjesëmarrja në votime në Skenderaj arrin 5.54%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Sipas raportit zyrtar, në Komunën e Skenderajt, deri në orën 11:00, kanë votuar gjithsej 3,013 qytetarë nga 54,413 votues të regjistruar, që përbën 5.54% të pjesëmarrjes, transmeton portali DrenicaOnline.

Nga gjithsej 72 vendvotime, janë procesuar 69 apo 95.83% e tyre, ndërsa procesi zgjedhor po zhvillohet pa ndonjë incident të raportuar deri në këtë orë.

Pjesëmarrja pritet të rritet ndjeshëm në orët e pasdites, ndërsa KQZ do të publikojë përditësimin e radhës pas disa orëve./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë