Egzona Tërdevci: Sot votova me zemër plot besim e dashuri për Drenasin

Kandidatja për kryetare të Komunës së Drenasit nga Lëvizja Vetëvendosje, Egzona Tërdevci, sot ka ushtruar të drejtën e saj të votës.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ajo ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe besimin në ndryshim:
“Sot votova me zemër plot besim e dashuri për Drenasin. Votova për punën, për ndershmërinë, për të ardhmen që e duam të gjithë. Secila votë është zëri ynë, prandaj dilni dhe votoni me zemër, ashtu si unë sot, BASHKË.”