Ramiz Lladrovci: PDK në Drenas dhe Skenderaj u kordinuan për tubimet, që i bie nga ai tubim bartën në tubimin tjetër

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha në Pressing në T7 se ka entuziazëm të madh të qytetarëve në Drenas në përkrahje të tij.

Ai tha se ka mbajtur tubimin më të madh të hapjes.

“Unë e kam pas tubimin më të madh hapës dhe ata kanë sjellë njerëz nga Skënderaji dhe komunat e tjera. Të premten e kanë tubimin mbyllës, e kanë bo në Skënderaj në orën 18:00 tubimin përmbyllës e në Drenas në orën 20:00, që i bie nga ai tubim në tubimin tjetër”, tha Lladrovci.

“Ata e kanë frikën, por unë mendoj që i kam fitu zemrat e krejt shqiptarëve dhe jam kampion”, tha Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë