Mentor Isufi, anëtar i Degës së PDK-së në Zvicër dhe kryetar i Nëndegës në Schaffhausen, mbështet fuqishëm Ramiz Lladrovcin!

Anëtari i Degës së PDK-së në Zvicër dhe njëkohësisht Kryetar i Nëndegës në kantonin e Schaffhausen, Mentor Isufi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Ramiz Lladrovcin, kandidatin për kryetar të Komunës së Drenasit.

Në deklaratën e tij, Isufi thekson se mërgata është krenare me punën dhe përkushtimin e Lladrovcit, i cili përmes mençurisë dhe vizionit të tij ka transformuar Drenasin në një komunë shembull për zhvillim, transparencë dhe shërbime ndaj qytetarëve.

“Me mbështetjen e fuqishme të mërgatës, ne besojmë në vazhdimësinë e zhvillimit, në përkushtimin ndaj qytetarëve dhe në një të ardhme edhe më të suksesshme për Drenasin. Vazhdojmë +4!”, deklaroi Mentor Isufi.

Kjo mbështetje nga Schaffhauseni është dëshmi e lidhjes së fortë që Drenasi ka me mërgatën e tij — një bashkëpunim që ka sjellë zhvillim të qëndrueshëm dhe projekte konkrete për qytetarët në vendlindje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë