Ekrem Kastrati: Faleminderit Banja e kryetarit Limaj – bastioni ynë i çeliktë i fitores pa balotazh!

Kryetari i Malishevës dhe kandidati për edhe një mandat nga Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka shprehur mirënjohje të veçantë për banorët e Banjës, të cilët i quajti “bastioni i çeliktë i ndryshimit dhe zhvillimit”.

Në një tubim me pjesëmarrje të madhe, Kastrati tha se Banja është simbol i fitores, vendi ku filloi rrugëtimi i suksesshëm dhe ku po vuloset mbështetja për mandatin e dytë, pa balotazh.

“Faleminderit Banja e kryetarit Limaj! Bastioni ynë i çeliktë! Banja e ndryshimit, zhvillimit dhe fitores sonë pa balotazh!”, deklaroi Kastrati mes duartrokitjeve të qytetarëve.

Energjia e qytetarëve të Banjës dëshmoi edhe njëherë përkrahjen e fortë ndaj Nismës Socialdemokrate dhe projektit zhvillimor të Ekrem Kastratit për një Malishevë moderne, të ndërtuar dhe me vizion afatgjatë për qytetarin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë