Limaj, Izmaku dhe Veseli në një tubim që preku zemrat e qytetarëve!

Në një atmosferë plot emocion dhe bashkim, kandidati për Asamblenë Komunale të Vushtrrisë nga Nisma Socialdemokrate, Kushtrim Veseli, mirëpriti në lagjen e tij liderin e Nismës, Fatmir Limaj, kandidaten për kryetare të komunës, Xhevahire Izmaku, si dhe kryetarin e degës së Nismës në Vushtrri, Besim Shyti.
Veseli e përshkroi ngjarjen si një “takim zemre”, ku çdo duartrokitje dhe çdo fjalë e qytetarëve i dha forcë e besim për rrugën e ndryshimit që tashmë ka nisur dhe nuk mund të ndalet.
“Prania juaj e bëri këtë mbrëmje madhështore dhe plot kuptim. Mbështetja juaj është përgjegjësi dhe motiv që unë nuk do ta tradhtoj,” – u shpreh ai me mirënjohje.
Në fund, ai dha një mesazh të qartë e simbolik:
“Për Vushtrrinë tonë, për njerëzit tanë, për të ardhmen që e meritojmë. Së bashku, veç vepra, jo fjalë.”
#Vushtrria #NismaSocialdemokrate #FatmirLimaj #XhevahireIzmaku #186 #3