Në Drenas po fryn erë kampioni, Feronikeli 74 i fuqishëm në krye të tabelës

Pas javës së 10-të të kampionatit, Feronikeli 74 konfirmon formën e shkëlqyer duke u ngjitur në vendin e parë të tabelës me 23 pikë, pas fitores bindëse 3:0 ndaj KEK-ut. Me këtë rezultat, skuadra nga Drenasi vazhdon të mbajë ritmin e lartë dhe synon rikthimin në Superligë, transmeton portali DrenicaOnline.

Në ndeshjet e tjera të ditës, Vëllaznimi barazoi 2:2 me Suharekën, duke humbur dy pikë të vlefshme në garën për kreun. Kjo bëri që Feronikeli ta marrë fronin me dy pikë avantazh.

Aktualisht renditja në Ligën e Parë është si vijon:
1️⃣ Feronikeli 74 – 23 pikë
2️⃣ Vëllaznimi – 21 pikë
3️⃣ Tefik Çanga – 20 pikë

Forma e Feronikelit mbetet mbresëlënëse: 10 ndeshje, 7 fitore, vetëm 1 humbje dhe një golaverazh pozitiv 17:6, që e bën skuadrën më të fortë në mbrojtje në gjithë ligën.

Në Drenas po fryn erë kampioni – Feronikeli 74 po udhëheq bindshëm garën!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë