Takohen përfaqësuesit e të gjitha fshatrave të Drenasit, kjo është arsyeja

Drejtoresha për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi ka mbajtur takim me përfaqësuesit e fshatrave të Komunës së Drenasit, me ç’rast i ka njoftuar rreth sistemit të menaxhimit të mbeturinave.

Sipas Drejtoreshës Krapi, tashmë mbulueshmëria në komunën tonë është 100% në tërë teritorin, ndërsa inkasimi 64%, që do të thotë pjesa tjetër e mbetur nuk është në sistem.

Gjithashtu Drejtoresha Krapi njoftoi përfaqësuesit e fshatrave se është duke u bërë lista për të gjitha ekonomitë familjare që nuk janë në sistem dhe kërkoj nga ata që të zhvillojnë takime me përfaqësuesit e lagjeve veç e veç, ku secila ekonomi familjare të pajiset me kontenjerë në mënyrë që mos të krijohen deponi ilegale.

Gjatë bashkëbisedimit, ajo njoftoi të pranishmit se Ligji për Menaxhimin e Mbeturinave është në fuqi dhe të gjithë ata që nuk i përmbahen rregullave do të ndëshkohen.

Gjatë takimit përfaqësuesit e fshatrave diskutuan çështje të ndryshme, bënë pyetje dhe morën përgjigje nga përfaqësuesit komunal.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë