Labinot Halilaj: Nesër i denoncojë në Gjykatë shantazhuesit e audio-incizimeve

Asamblisti dhe kandidati për edhe një mandat në Kuvendin Komunal të Drenasit, Labinot Halilaj, ka reaguar ndaj publikimeve të fundit të audio-incizimeve ku lakohet edhe emri i tij.

Halilaj tha se këto incizime janë manipulime dhe shantazhe të qëllimshme që synojnë dëmtimin e imazhit të tij dhe të subjektit politik që ai përfaqëson.

“Shantazhuesit dhe manipuluesit e këtyre incizimeve do të përballen me drejtësinë dhe do të japin llogari për veprimet e tyre inkriminuese,” ka theksuar Halilaj, duke paralajmëruar mbrojtje ligjore për të gjitha dëmet e shkaktuara.

Ai njoftoi gjithashtu se nesër, në ora 14:00, para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, do të mbajë një prononcim për media, ku do të shpalosë detaje mbi veprimet ligjore që do të ndërmerren, duke theksuar se e vërteta do të triumfojë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë