Autoambulanca goditet nga vetura me familjarët e pacientit në Komoran – lëndohen mjeku, infermieria dhe shoferi

Spitali i Pejës ka njoftuar se sot, gjatë transferimit të një pacienti për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), autoambulanca ku ndodheshin pacienti, mjeku, infermierja dhe shoferi është goditur nga prapa nga një veturë me familjarë të pacientit.
Si pasojë e aksidentit, mjeku ka pësuar frakturë në dorë dhe po trajtohet në QKUK, ndërsa infermierja dhe shoferi kanë marrë lëndime më të lehta.
Pacienti nuk ka pësuar lëndime, njofton Spitali.
“Pacienti është transferuar me sukses për në QKUK pas intervenimit të shpejtë nga një ekip tjetër me një autoambulancë tjetër të Spitalit tonë”, thuhet në njoftim.