Shukri Buja: Lipjani do të ndryshojë!

Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka shpalosur vizionin e tij për të ardhmen e qytetit, duke e cilësuar si një program transformues që prek çdo fushë të jetës, transmeton portali DrenicaOnline.
“Një Lipjan që lidhet me nënkalime moderne, që merr frymë me treg të gjelbër bashkëkohor, që udhëton nga stacioni i ri i autobusëve. Një Lipjan me shkolla dhe çerdhe të reja, me rrugë të gjera, me hapësira sportive ku rinia jonë ndërton të ardhmen. Ky është vizioni ynë. Ky është premtimi ynë,” ka deklaruar Buja.
Ai theksoi se Lipjani do të bëhet më mirë me PDK-në dhe me qeverisjen e tij, duke shtuar se besimi i qytetarëve do të shpërblehet me projekte konkrete që e ndryshojnë jetën e përditshme.
“Fitorja është e jona!”, përfundoi Buja mes entuziazmit të përkrahësve.