Dr.Besnik Mehani ligjëron për “Sëmundjet e Zemrës” në Drenas në kuadër të Ditës Botërore të Zemrës

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Botërore të Zemrës, kardiologu Dr. Besnik Mehani mbajti ligjërata profesionale për stafin shëndetësor në Drenas, të premten dhe sot, me temën “Sëmundjet e Zemrës”.

Gjatë ligjëratave u diskutua mbi rëndësinë e diagnostikimit dhe trajtimit në kohë, rolin e profesionistëve shëndetësorë, si dhe mënyrat e parandalimit përmes edukimit dhe kujdesit të vazhdueshëm.

Dr. Mehani falënderoi kolegët për ftesën dhe për angazhimin e tyre të çmuar në shërbim të pacientëve, duke theksuar mesazhin e këtij viti: “Don’t Miss a Beat – Mos e humb asnjë rrahje!”

Ky aktivitet u zhvillua si pjesë e fushatës botërore që synon ndërgjegjësimin për shëndetin kardiovaskular, duke inkurajuar kujdes të rregullt dhe jetë më të shëndetshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë