Shukri Buja: Tubim madhështor në gjashtë fshatra – Fitorja është e pashmangshme!

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka mbajtur sot një sërë tubimesh madhështore në Kraishtë, Ribar të Madh, Bujan, Bregu i Zi, Varigovc dhe Zllakuqan, ku është pritur me pjesëmarrje të jashtëzakonshme nga qytetarët.

Buja ka theksuar se kjo mbështetje e madhe është tregues i besimit të plotë që qytetarët kanë në vizionin e tij për të ardhmen e komunës së Lipjanit.

“Ky besim na obligon dhe na siguron se fitorja është e pashmangshme,” ka deklaruar ai.

Energjia e këtyre tubimeve, sipas tij, është dëshmi e vendosmërisë për ndryshime pozitive dhe zhvillim të qëndrueshëm për çdo lagje e fshat të komunës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë