Ramë Vataj, anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, i del hapur në mbështetje Ramiz Lladrovcit

“Shokë në luftë e në paqe, bashkë edhe në vështirësi. Suksese miku im!”, shkruan Vataj në një postim publik...

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Ramë Vataj, ka dalë publikisht në përkrahje të Ramiz Lladrovcit, i cili po kandidon për një mandat të ri në krye të Komunës së Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.

“Shokë në luftë e në paqe, bashkë edhe në vështirësi. Suksese miku im!”, ka shkruar Vataj mbi një fotografi të postuar së bashku me Lladrovcin.

Ky veprim vjen në një kohë kur brenda Partisë Demokratike të Kosovës një numër i madh i anëtarëve të Këshillit Drejtues po shprehin hapur mbështetjen e tyre për Lladrovcin dhe jo për kandidatin zyrtar me logon e partisë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë