Shukri Buja nderon betejën historike në ZO Nerodimës dhe heronjtë e saj
Kandidati për kryetar të Lipjanit bën homazhe në Ferizaj, te shtatorja e Arsim Zeqirit dhe në njëvjetorin e gjeneral Imri Ilazit

Shukri Buja, kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka nderuar sot njërën nga betejat më të rëndësishme të Zonës Operative të Nerodimës, e njohur si “Epopeja e UÇK-së”.
Ai bëri homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Ferizaj, te shtatorja e heroit Arsim Zeqiri nga Hallaqi i Lipjanit, si dhe pranë gjeneralit Imri Ilazi – zëvendëskomandant i ZO Nerodimës, në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
“Lavdi heronjve të kombit”, u shpreh Buja, duke theksuar se sakrifica e tyre është gurthemel i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.