Ushtarët e FSK-së stërviten për qitje në distanca të largëta

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në një trajnim të specializuar në qitje në distanca të largëta, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të tyre.

Në një postim në Facebook, FSK thekson rëndësinë e këtij trajnimi për zhvillimin e mëtejshëm të trupave të saj:

“Ky trajnim ka për synim certifikimin e pjesëtarëve si snajperistë profesionalë operativë, të aftë të përdorin kalibra të ndryshëm sipas standardeve moderne ushtarake. FSK vazhdon përkushtimin për zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtarakëve të saj në nivelin më të lartë”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë