Fshatrat e Lipjanit bashkë për fitoren e Shukri Bujës

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka marrë një mbështetje të fuqishme nga fshatrat Rufci i Ri, Rufci i Vjetër, Hallaqi i Madh, Hallaqi i Vogël dhe Ribari i Vogël.

Banorët e këtyre fshatrave u bashkuan për të përcjellë mesazhin e ndryshimit dhe të zhvillimit që Buja synon ta sjellë në Lipjan. Ata theksuan se janë në pritje të kryetarit që garanton një Lipjan më të mirë, me projekte konkrete për përmirësimin e jetës së përditshme.

Shukri Buja u shpreh se vizioni i tij për komunën mbështetet në projekte të qëndrueshme, investime në infrastrukturë dhe zhvillim ekonomik, duke e cilësuar këtë bashkim të banorëve si dëshmi se fitorja është e jona!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë