Aksident i rëndë trafiku në rrugën Drenas–Skenderaj, në Gllobar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Drenas–Skenderaj, saktësisht në fshatin Gllobar.
Lexues të DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen dëme të konsiderueshme materiale.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në aksident.
DrenicaOnline do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja sapo të konfirmohen.