Shukri Buja: Banullë, Gllogoc e Qellopek – tre fshatra, një vizion i përbashkët

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka shprehur falënderimin për përkrahjen e jashtëzakonshme që ka marrë sonte në takimin me banorët e Banullës, Gllogocit dhe Qellopekut, transmeton portali DrenicaOnline.
“Faleminderit për përkrahjen madhështore sonte! Me punë dhe projekte konkrete do t’ua kthejmë këtë besim të madh”, u shpreh Buja, duke theksuar se vizioni i tij për këto fshatra është i qartë: shkolla moderne, rrugë të sigurta, shëndet për të gjithë, si dhe mbështetje të fortë për gratë dhe rininë që ecin përpara.
Ai theksoi se e ardhmja është këtu, duke përfunduar me mesazhin e tij optimist:
“Fitorja është e jona!”