Tragjike | Aksident i rëndë në Pejë, humb jetën një person, një tjetër dërgohet në spital

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Blagaj të Pejës, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 14:00, Policia është njoftuar për një përplasje ndërmjet një veture dhe një katërçikleti.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime. Fatkeqësisht, mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërës prej viktimave, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim urgjent në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
Këto janë prirjet e reja në dizajnin e kuzhinës për vitin 2025 (Kliko këtu për të parë)
Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po merren me zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.