PDK mban tubim në Llapushnik (Foto)

Në Lagjen Thaçi të Llapushnikut u mbajt një takim me qytetarët, ku morën pjesë deputetë, zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatë për Kuvendin Komunal.

Gjatë këtij tubimi u diskutuan kërkesat dhe nevojat e banorëve, si dhe planet zhvillimore për zonën, me fokus në përmirësimin e jetesës dhe zgjidhjen e problemeve të përditshme.

Takimi u vlerësua si pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për fuqizimin e PDK-së në Drenas dhe përgatitjet për zgjedhjet e 12 tetorit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë