Humanisti nga Drenasi, Xhemail Bytyqi, dhuron pajisje për personat me aftësi të kufizuara

Humanisti i njohur nga Drenasi, Xhemail Bytyqi, ka dhënë edhe një shembull tjetër të veprave të mira, transmeton portali DrenicaOnline.
Ai sot ka vizituar HANDIKOS Drenas, duke dhuruar pajisje dhe mjete ndihmëse që do t’ua lehtësojnë jetën personave me aftësi të kufizuara.
“Sot zemra m’u mbush me gëzim, sepse arrita të jem pranë HANDIKOS Drenas me disa pajisje dhe mjete që ua lehtësojnë jetën qytetarëve tanë me aftësi të kufizuara. Ky është vetëm një hap i vogël, por i rëndësishëm. Premtoj se do të vazhdoj të kujdesem dhe të sjell donacione të tjera, sepse askush nuk duhet të mbetet pas”, ka deklaruar Bytyqi.
Ky gjest i tij u vlerësua si një mbështetje e madhe për personat në nevojë dhe si një shembull frymëzues për gjithë komunitetin./DrencaOnline/