Policia kap të miturin me drogë në Kishnarekë të Drenasit

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të posedimit të paautorizuar të substancave narkotike në fshatin Kishnarekë, Drenas, mbrëmjen e së martës më 23 shtator 2025, rreth orës 22:00, transmeton portali DrenicaOnline.

Gjatë kontrollit të kryer nga njësitet policore, i dyshuari i mitur është kapur me 6.1 gram marihuanë, e cila është konfiskuar nga policia si provë materiale.

Me vendim të prokurorit kompetent, i mituri është dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë për procedura të mëtejshme ligjore.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë për të parandaluar shpërndarjen dhe përdorimin e substancave narkotike./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë