Nga epërsia e Bujës te ‘fitorja’ e Ahmetit, sondazhi që ndryshoi brenda natës nga Lindja e Largët

Gazetari dhe analisti Berat Buzhala ka publikuar dje një sondazh për garën për kryetar të Lipjanit mes Shukri Bujës (PDK) dhe Imri Ahmetit (LDK). Fillimisht, avantazhin e kishte Buja, por më vonë rezultati u përmbys.

Sot Buzhala njoftoi me ironi se fitues doli Imri Ahmeti, duke thënë se në votim kanë ndikuar edhe votues nga Lindja e Largët. Ai publikoi dëshmi që, sipas tij, tregojnë ndërhyrjet në votim, duke shtuar me shaka: “Mos boni qishti, se kallxoj pastaj”.

Ky sondazh online ka ngjallur reagime dhe diskutime për mënyrën si u ndryshuan rezultatet gjatë procesit të votimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë