Petrit Hajdari mban tubim në Krajkovë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka zhvilluar takim me qytetarët e Krajkovës në shkollën “Gani Elshani”.

Ai theksoi se bashkë me qytetarët po qartësohet çdo ditë vizioni për të ardhmen e komunës, duke u fokusuar tek brezat e ardhshëm dhe trashëgimia që do t’u lëhet atyre.

“Duhet të sigurohemi që jetojmë në këtë shekull, ku problemet bazike nuk do të duhej të ishin temë. Fatkeqësisht janë, por fatmirësisht nuk do të jenë. Anekënd ndihet fryma e qeverisjes që po vjen. Fitorja është e pashmangshme”, u shpreh Hajdari.

Ai shtoi se Drenasi ka potencial të madh për zhvillim dhe se së bashku me qytetarët do të ndërtohet një të ardhme më e mirë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë