Familja e veprimtarit Gani Koci kërkon ndihmë për trajtimin shëndetësor të tij

Familja e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare dhe veteranit të luftës, Gani Koci, po kalon ditë të vështira për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të tij. Për këtë arsye, ata kanë hapur një llogari në platformën “GoFundMe”, duke kërkuar mbështetje nga bashkëatdhetarët dhe miqtë kudo që ndodhen.

Në apelin e tyre, familjarët shprehen me dhimbje se ky hap nuk ka qenë aspak i lehtë, por është bërë i domosdoshëm për të siguruar terapinë dhe trajtimin që nuk mbulohet nga shteti.

“E di që nuk ka qenë e lehtë kur kam filluar të kërkoj ndihmë nga familjarët, shokët e të panjohurit. Erdha edhe në Amerikë për karrierën time, por mbi të gjitha për t’ia lehtësuar barrën e trajtimit babait tim, i cili dha gjithçka për mua, motrat, vëllanë e gjithë familjen. Sot e di se ndoshta jemi bërë bajat duke kërkuar ndihmë, por babin e dua më shumë se jetën dhe më duhet që ai të jetojë”, thuhet në thirrjen e familjes.

Ata tregojnë se terapia sigurohet vetëm privatisht dhe se përballja me këtë sfidë financiare është e pamundur pa ndihmën e të tjerëve.

“Babi e di që ke me u mërzit pse po e bëj këtë, por të dua më shumë se nervozën dhe inatin që do ta kesh”, përfundon apeli prekës i familjarit të Kocit.

Në fund sipas familjes, terapia është në spital por komiteti i barnave esenciale ka vendosur që terapia tu iper vetem atyre që janë të prekur me kancer në mushkëri dhe lëkurë.

Duke klikuar Këtu mund të kontriboni edhe ju!

Faleminderit!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë