Fatmir Limaj: Vazhdojmë me Ekrem Kastratin për Malishevën Urbane, 186!

Për katër vite me radhë, kryetari Ekrem Kastrati ka transformuar Malishevën. Ky është rezultat i një pune të palodhshme, planifikimi të kujdesshëm dhe përkushtimi të pandalshëm ndaj qytetarëve.

I rrethuar nga një ekip i jashtëzakonshëm – profesionistë me përvojë institucionale, gra të zonja dhe të rinj të përkushtuar – Kryetari Kastrati dhe lista e tij do të jenë fitues edhe në garën për asamblenë komunale.

“Malisheva Urbane” nuk është vetëm një projekt infrastrukturor. Ajo është simbol i zhvillimit, dëshmi se kur punohet me zemër dhe mendje, qyteti lulëzon, qytetarët ndihen krenarë dhe e ardhmja ndërtohet mbi themele të forta.

Përjetë Malisheva Urbane! Vazhdojmë bashkë me NISMA Socialdemokrate – 186!

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë