Arrestohet një person në Poklek, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 11 shtator 2025 ka arrestuar një të dyshuar kosovar, lidhur me një rast të ndodhur më 27 gusht 2025 në fshatin Poklek i Ri, Komuna e Drenasit.

Sipas raportit, i dyshuari dyshohet se viktimës, një mashkulli kosovar, i kishte shkaktuar lëndime trupore duke e goditur me derën e automjetit, pas së cilës ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga organet e rendit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë