Ekrem Kastrati fton qytetarët e Malishevës në hapjen e fushatës së NISMA Socialdemokrate

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, nën moton “Përjetë Kosova”, ka bërë të ditur se më 13 shtator, në ora 14:00, do të mbahet tubimi i hapjes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Tubimi do të zhvillohet në Klan Arena dhe ftohen anëtarësia dhe përkrahësit e NISMA Socialdemokrate në Malishevë të jenë pjesë e këtij eventi festiv rreth numrit 186.

Kastrati nënvizon rëndësinë e bashkimit dhe përkrahjes së programit të partisë për të ardhmen e komunës dhe të Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë