Biznesmeni Haki Qatani dhe familja e tij i japin përkrahje Shukri Bujës për kryetar të Lipjanit

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar sot një takim miqësor me biznesmenin e suksesshëm Haki Qatani, i cili vepron mes Kosovës dhe Gjermanisë, transmeton portali DrenicaOnline.

Buja tha se Qatani, bashkë me familjen e tij, i kanë shprehur përkrahje të fuqishme kandidaturës së tij për të parin e Lipjanit.

“Sot pata kënaqësinë të jem mysafir për kafe të mëngjesit te z. Haki Qatani. Ai, bashkë me familjen e tij, janë përkrahës të fuqishëm të kandidaturës sime për kryetar të Komunës së Lipjanit. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe besimin tuaj”, ka deklaruar Buja.

Shukri Buja po vazhdon takimet me qytetarë dhe figura të ndryshme në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 12 tetorit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë