Nisma Socialdemokrate: Drenasi meriton ndryshimin e shumëpritur

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur dje një takim në Drenas, ku është theksuar se qyteti meriton ndryshimin e shumëpritur dhe këtë do ta garantojë ekipi i saj, transmeton portali DrenicaOnline.
Në njoftim thuhet se ekipi i Nismës do të sjellë përfaqësim të vërtetë, duke qenë zëri i fuqishëm i qytetarëve në Kuvendin Komunal dhe duke siguruar qeverisje të matshme me vepra, e jo me fjalë.
Takimi është zhvilluar me kryetarin e degës së Nismës në Drenas, Naim Gjoshi, bartësin e listës për Kuvendin Komunal, Liman Krasniqi, si dhe me kandidatët për asamble, të cilët, siç thuhet, janë njerëz të dëshmuar në periudha të rëndësishme për Drenasin dhe Kosovën.
Me këtë vendosmëri, Nisma ka bërë të ditur se hyn në garë me zotimin e përhershëm: “Përjetë Kosova – Përjetë Drenasi”./DrenicaOnline/