Familja Gashi në Mleqan merr çelësat e shtëpisë së re

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur se sot është dorëzuar çelësi i shtëpisë së re për familjen Gashi në fshatin Mleqan.

Kastrati ka thënë se ky moment është i mbushur me gëzim e shpresë, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit mes qytetarëve. “Ditë e lumtur! Sot, bashkë me Shoqatën ‘Bereqeti’, patëm kënaqësinë t’ia dorëzojmë çelësat e shtëpisë së re familjes Gashi. Ditët si kjo dëshmojnë sa shumë vlen solidariteti mes nesh”, ka shkruar ai.

Ai ka falënderuar Shoqatën “Bereqeti” dhe të gjithë kontribuuesit që ndihmuan në realizimin e këtij projekti humanitar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë