Tragjike: Humb jetën këmbësorja e cila u aksidentua më 20 gusht në Vragoli

Ka ndërruar jetë këmbësorja që ishte përfshirë në një aksident trafiku më 20 gusht 2025, në fshatin Vragoli, në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë.

Viktima është identifikuar si Sh.Zeka, 44-vjeçare e cila pas aksidentit ishte dërguar në QKUK dhe po trajtohej në kujdesin intensiv.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 01:00 të mëngjesit, familja Zeka është njoftuar se ajo nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve të marra.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë